Kompania

Kush jemi ne

Viti 1993 shënon krijimin e kompanisë Fortuna.Fillimisht si një biznes familjar me shitjen e ushqimeve, me numër të vogël të punonjësve –  si një ndër bizneset e pakta të asaj kohe. Ku për 5 vite plotësoi nevojat dhe kërkesat e klientëve duke ofruar shërbimet më të mira në treg.

Lufta e ’99 bëri që kompania të mbyllet, por jo të shuhet plotësisht. Puna dhe angazhimi i madh për të sjell gjëra te reja kualitative bëri që kompania të lulëzoj sërish, duke vazhduar aktivitetin e saj biznesor për të gjithë klientët.

Fortuna-Company-Hero
Fortuna-H-Hero

Çfarë ofrojmë ne

Viti 2010 shënoi fillimin e një rimëkëmbjeje të fortë. 

Me emër të ri – FORTUNA-F një simbol shtesë kuptimplotë dhe frymëzues në nder të themeluesve – hyjmë në treg si shitës të gomave për kamion të të gjithave llojeve. Ku një vit më vonë zgjeruam gamën e produkteve tona edhe me shitjen e gomave për automjete të ndryshme.

Pas dy vitesh punë të palodhshme, në vitin 2012 arritëm të kemi bashkëpunimin e parë të suksesshëm me fabrikën e gomave të makinave me qendër në Australi- ALTENZO e cila është e njohur në botë për prodhimin e gomave të cilësi më të lartë.

Në të njëjtin vit FORTUNA-F  solli risi në gamën e produkteve të saj edhe në shitjen e të gjithave aseteve të veglave të punës dhe vajit me cilësi të lartë VENOL- i cili importohet nga Gjermania.